Rrëfehet ish-i dashuri: Droga e veçantë që vrau George Michael

Rrëfehet ish-i dashuri: Droga e veçantë që vrau George Michael

Ndërsa policia vijon hetimet mbi shkaqet që çuan në vdekjen e këngëtarit George Michael. Në pritje të përfundimit të hetimeve, një ish-i dashur i Michael ka zbuluar detaje shokuese nga jeta e tij.

“RadarOnline” shkruan se ish-i dashuri i këngëtarit, Paul Stag, ka pranuar se ai ishte i varur nga një drogë seksi që njihet si Liquid G.

“George çmendej për Liquid G. Është e sigurt që ai ka marrë drogë mbrëmjen e Krishtlindjeve para se të ndërronte jetë”, thotë ai.

Stag ka rrëfyer se ai i dorëzonte rregullisht shishe të vogla nga ky lëng.

“Ai ishte shumë aktiv seksualisht. Në mendjen e tij, droga ishte e barabartë me seksin dhe anasjelltas. Besoj se nuk është ndarë nga ajo drogë deri ditën që vdiq”, ka thënë ai.

Stag thotë se e ka njohur Michael në vitin 2004 dhe kanë pasur një lidhje të fortë deri në 2013-n, kur këngëtari u njoh me të dashurin e fundit, Fadi Faëaz.

“Ka pasur shumë raste kur atij i binte të fikët lakuriq ose edhe i veshur. Isha unë që e çoja në shtrat dhe më pas fikja të gjitha pajisjet e shtëpisë”, tregon Stag.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy