Dëbora në Pakistan i merr jetën 21 personave, mes tyre 10 fëmijë

Dëbora në Pakistan i merr jetën 21 personave, mes tyre 10 fëmijë

21 persona kanë vdekur pasi bora e madhe I bllokoi në automjetet e tyre në veri të Pakistanit.

Rreth 1,000 automjete u bllokuan pasi turistët nxituan për të parë reshjet e dëborës në qytetin Murree në majë të kodrës.

Një polic, gruaja e tij dhe gjashtë fëmijët e tyre, si dhe një familje tjetër me pesë anëtarë, janë në mesin e të vdekurve, sipas shërbimeve lokale të urgjencës Rescue 1122.

Ushtria thotë se ka shpëtuar më shumë se 300 njerëz të bllokuar nga bora.

Një zëdhënës i ushtrisë shtoi se inxhinierët ushtarakë dhe trupat kishin filluar gjithashtu të pastrojnë rrugët që të çojnë në Murree.

Ministri i Brendshëm Sheikh Rashid tha se kriza ishte shkaktuar nga numri i njerëzve që udhëtonin në zonë, në veri të kryeqytetit Islamabad. Të premten, media lokale raportoi se turistët po bllokoheshin. Të shtunën, bora e madhe dhe shtimi i automjeteve i shtynë autoritetet ta shpallin rajonin zonë fatkeqësie.

Fotot dhe videot në mediat sociale tregojnë makina të bllokuara dhe borë të grumbulluar mbi tavanin e tyre.

Në mesin e atyre që humbën jetën ishin 10 fëmijë, sipas shërbimeve të urgjencës. Policia tha se të paktën gjashtë kishin ngrirë për vdekje në makinat e tyre. Asfiksia pas thithjes së tymrave është dhënë si një arsye e mundshme për të tjerat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy