Familjes i rrezikohej jeta në banesën e dëmtuar nga rrëshkitjet e tokës. Xhadat i zgjidh çështjen e bonusit të qirasë

Familjes i rrezikohej jeta në banesën e dëmtuar nga rrëshkitjet e tokës. Xhadat i zgjidh çështjen e bonusit të qirasë

Bujar Elezi nga fshati Velçan i zonës së Mokrës në rrethin e Pogradecit solli në redaksinë e emisionit “Xhadat”  shqetësimin e tij. Prej vitit 2017 banesa e tij është dëmtuar për shkak të rrëshkitjes së tokës.

Pas denoncimit në institucione është realizuar dhe studimi gjeologo- inxhinierik ku sipas inxhinierëve banesa përbën rrezik për të jetuar.

Por pavarësish rrezikut të faktuar edhe nga ana e strukturave përkatëse, Bashkia Pogradec, nuk kishte marrë asnjë masë në lidhje me evakuimin e familjes Elezi. 

Pas rrezikut që i kanoset familjes së tij z. Elezi, kërkoi sërish ndihmën e emisionit” Xhadat”. Edhe pse kanë kaluar gati 10 muaj nga koha kur Xhadat kishin vënë për herë të parë në dijeni Bashkinë e Pogradecit, ato u rikthyen sërish për të kërkuar një zgjidhjen bashkë me denoncuesin.  

Gjatë një përballje mes Bujar Elezit, drejtoreshës së Emergjencave Civile dhe  kryetarit të Bashkisë Pogradec ky i fundit i premtoji z, Elezi, që do ta ndihmojë me lehtësimin e procedurave për nxjerrjen e lejes së ndërtimit,duke i kërkuar të gjej tokën ku do të ndërtojë, kusht ky për pajisjen me leje ndërtimi nga ana e Bashkisë dhe dëmshpërblimin.    

Në lidhje me rastin, drejtoresha e zyrës së Emergjencava Civile, Besmira Niko u shpreh:

“Kuadri ligjor është i tillë që  në rast se jemi në një situatë të tillë duhet të pajiseni me një leje ndërtimi në një truall të qëndrueshëm dhe pastaj Emergjencave Civile ju lind e drejta t’iu dëmshpërblejnë. „

Drejtoresha e Emergjencave Civile  deklaroi  gjithashtu se së shpejti do të nisë dhe trajtimi i  familjen Elezi  me bonus qiraje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy