U shkarkua para afatit/ Bardhyl Kollçaku padit presidentin Ilir Meta dhe ministren Olta Xhaçka

U shkarkua para afatit/ Bardhyl Kollçaku padit presidentin Ilir Meta dhe ministren Olta Xhaçka

Ish-Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku, ka paditur në Gjykatë presidentin Meta dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Kollçaku ka kërkuar që dekreti i lirimit të tij nga detyra një muaj para se ti mbaronte mandati të shfuqizohet.

Së pari ai kërkon të shfuqizohet dekreti i presidentit Meta që si ka dhënë atij gradën madhore Gjeneral Brigade.

Së dyti shfuqizimin e dekretit të presidentit që e ka nxjerrë atë në lirim. Përkatësisht “Shfuqizimin e Dekretit nr. 11571 date 29.7.2020 te Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për lirimin e Gjeneral Brigade Bardhyl Myrteza Kollçaku nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe nxjerrjen në lirim nga shërbimi aktiv në Forcat e Armatosura.

Kollçaku kërkon që atij t’i paguhet paga nga 29 korriku deri në 29 gusht, ditë në të cilën i mbaronte mandati, ndërsa kërkon që nga data 29 gusht kur i përfundonte ligjërisht mandati të paguhet me pagën sipas gradës Gjeneral Major deri në emërimin e tij në funksionin sipas gradës.

Bardhyl Kollçaku i la vendin Bajram Begaj në 30 qershor të këtij viti, pas tre vitesh në detyrë si Shef i shtabit të Forcave të Armatosura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy