Kryebashkiaku Erion Veliaj i është drejtuar gjykatës administrative me një padi kundër prokurorit që e hetoi, Ols Dado, por edhe presidencës. Kërkon pavlefshmërinë e dekretit të presidentit që e emëroi në detyrë dhe në të njëjtën kohë edhe shkarkimin e prokurorit me argumentin se nuk ka kryer shkollën e magjistraturës.



