Aksidenti që shoi një familje, Spiropali: Jeta s’ka çmim!

Aksidenti që shoi një familje, Spiropali: Jeta s’ka çmim!

Aksidenti i ndodhur mëngjesin e sotëm në vendin e quajtur “kriporja”, ka ngjallur reagime të shumta tek qytetarët, e jo vetëm. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ajo e cilëson vrasje aksidentin tragjik të ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku u shua një familje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se përgjegjësit meritojnë ndëshkimin maksimal dhe thekson se për ngjarje të tilla duhet hetim dhe drejtësi deri në fund.

Ngjarja e rëndë në aksin Fier-Vlorë është VRASJE, dhe meriton ndëshkim maksimal. Hetim dhe drejtësi deri në fund, për të gjitha rastet. Asnjë tolerim për çdo shkelje rrugore, sidomos për çdo tejkalim shpejtësie. Mbi gjithçka, ndërgjegjësim, në familje, në shkollë, kudo. Jeta s’ka çmim! Jeta është e shenjtë! Shpirtrat e tyre u prehshin në paqe”, shkruaj Ministrja.

Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana, 33 vjeçe dhe dy vajzat e çiftit, Anastasia dhe Eva, 14 dhe 9 vjeç, u shuan në aksidentin tragjik të kësaj të premteje. Familja sapo ishte kthyer nga Greqia dhe ishte duke shkuar me pushime në bregdet, kur makina e tyre u përplas nga “Audi”, në timonin e së cilës ndodhej 22-vjeçari Igli Madani. Ky i fundit u arrestua nga policia pak orë pas ngjarjes, ndonëse ndodhet në spital pasi mbeti i plagosur bashkë me dy shokët e tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy