Moti i keq/ Përkeqësohet situata në Gjirokastër, rrezikohen nga përmbytja banesat pranë përroit të Çullos

Moti i keq/ Përkeqësohet situata në Gjirokastër, rrezikohen nga përmbytja banesat pranë përroit të Çullos

Reshjet e shiut kanë vijuar të bien edhe gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa situatë e rënduar raportohet të jetë në qytetin e Gjirokastrës. Si pasojë, janë shtuar prurjet në përroin e Çullos, ndërsa është bllokuar rruga në Gërhot.

Në vendngjarje kanë shkuar punonjës të Shërbimeve Publike, të cilët monitorojnë situatën pasi gjatë natës rrezikohet nga përmbytja lagja dhe banesa pranë përroit.

Ndërkohë, edhe Liqeni i Viroit ka arritur në pikën e tij kritike si pasojë e prurjeve të shumta nga reshjet e vazhdueshme të shiut.

Kjo ka bërë që rrugët në lagjen e Viroit të jenë nën pushtetin e ujit, si dhe është ndrëprerë energjia elektrike.

Edhe në lagjen Kordhoc të Gjirokastrës raportohet se ka shkëputje të energjisë elektrike, si dhe në disa fshatra të Bashkisë Tepelenë e Memaliaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy