Drogë, vrasje dhe pastrim parash, si Igli Kamberi pastronte paratë përmes Ergys Kastratit

Drogë, vrasje dhe pastrim parash, si Igli Kamberi pastronte paratë përmes Ergys Kastratit

Zbardhja e një ngjarje kriminale të ndodhur një vit më parë, vrasjen e një parukieri italian 25-vjeçar në Berletta, ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

 

Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se vrasja e parukierit Francesco Diviesti, dyshohet se është bërë për përplasjen e grupeve kriminale për drogë.

 

Igli Kamberi i cili rezulton kreu i grupit kriminal, është arrestuar disa muaj më parë në kufirin Hungari-Serbi, në tentativë për tu arratisur dhe ardhur drejt Shqipërisë. 

 

Pak pas ndalimit të tij në Muriqan u sekuestruan 680 mijë euro, të cilat dyshohet se do futeshin në Shqipëri për tu pastruar dhe që dyshohet se ishin produkt i aktivitetit të drogës. 

 

Ndërkohë Ergys Kastrati (Bishja), është arrestuar gjatë operacionit të orëve të fundit në një vilë luksoze në periferi të Tiranës. 

 

Kamberi dyshohet se përdorte Kastratin për të pastruar paratë e aktivitetit kriminal. Paratë që futeshin në Shqipëri investoheshin që nga blerja e pronave të paluajtshme, deri te automjetet luksoze. 

 

Hetimet zbuluan edhe një tentativë vrasje, pasi një shtetase italiane i ka kërkuar Kamberit që të ekzekutojë bashkëshortin e saj, për t’i marrë pasurinë.  

 

Prokurori i Antimafias në Bari, së bashku me shefin e SPAK Klodian Braho dhe prokurorin Vladimir Mara do të jenë në një dalje për mediat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy