Foto /Finlande /Shkollimit klasik po i vjen fundi, laptopë në vend të librave

Foto /Finlande /Shkollimit klasik po i vjen fundi, laptopë në vend të librave

Finlanda prej shumë kohësh është njohur për cilësinë e arsimit të saj dhe gjithmonë vlerësohet me pikë shumë të larta në tabelat ndërkombëtare të kampionateve.

Tani ajo po mendon se si të vendosë një mënyrë arsimi sa më efikase në epokën dixhitale.

Në një shkollë në Hauho, një fshat në jug të Filnadës, fëmijët marrin gjithmonë me vete mini-laptopë për të mësuar dhe prezantuar projektet e tyre në vend të librave.

Gjithashtu ata përdorin printera 3D për të krijuar për të mësuar punën praktike. Kjo është një mënyrë mësimi shumë e ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim zakonisht.

Aleksis Stenholm, një mësues historie në shkollën Hauho Comprehensive School, thotë se fëmijët në këtë mënyrë po fitojnë aftësi në teknolgji, kërkime, komunikim dhe për të kuptuar kulturat e ndryshme.

“Secili grup bëhet ekspert në temën që ata prezantojnë në klasë”-shpjegon ai.

Për gati dy dekada Finlada gëzon një reputacion të lartë si një nga vendet me sistemet më të mira arsimore në botë.

Aftësia e saj për të prodhuar rezultate të larta akademike për fëmijët që nuk fillojnë shkollin formal deri në moshën 7-vjeçare, të cilët qëndrojë pak orë në shkollë, kanë pushime të gjata, detyra relativisht të pakta dhe nuk bëjnë provime, ka shtangur ekspertë të arsmimit në të gjithë botën, raporton BBC.

Por pavarësisht kësaj Finlada po trondit me mënyrën e re të arsmit ku fëmijët nuk janë më të varur nga librat dhe klasa për të fituar njohuri por nga teknologjitë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy