‘Vendimi i gjykatës lajm i mirë’, Çupi: S’ka kohë më për përçarje, të bashkohemi përballë qeverisë së korruptuar (VIDEO)

‘Vendimi i gjykatës lajm i mirë’, Çupi: S’ka kohë më për përçarje, të bashkohemi përballë qeverisë së korruptuar (VIDEO)

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi në një intervistë për MCN Live u shpreh se vendimi i gjykatës për vulën lajmi mirë për PD-në.

Ajo tha se po punohet në strukturat e PD-së dhe për organizmin dhe se shumë shpejt do të mblidhen dhe strukturat drejtuese pasi demokratë në terren janë të bashkuar.

Sipas saj, opozita ka nevojë për çdokënd  pasi kemi përballë një qeveri të korruptuar të cilën vetëm të bashkuar do të mund ta mundin.

Drupal Ad

 

 

 

Ka qenë një rrugë e gjatë prej 3 vitesh për opozitën me përçarje dhe ndasi mes vetit dhe ky vendim i apelit është një lajm i mirë për PD dhe opozitën dhe që një vit para zgjedhjeve duhet të gjejmë forcën për tu bashkuar për tu bërë forca fituese që ti sjellim vendit ndryshimin.

Sa i përket organizmit dhe mbledhjes së strukturave në dijeninë time është punuar me udhëzime, po punohet me strukturat qendrore të PD në mënyrë që ne të organizohemi me degët dhe grup seksionet që të jemi të angazhuar në terren. Strukturat drejtuese nuk janë mbledhur ende, por po punohet për mbledhjen e tyre për ti dhënë hov zhvillimeve të fundit para fushatës zgjedhore.

Mbrëmë isha në kryesinë e vogël të degës 9 për të shkuar më pas deri në fund të korrikut te të gjitha strukturat dhe shihet se në terren demokratët janë të bashkuar, ajo që konstatohet është se janë një grup deputetësh që mbështesin Bashën për të cilët dhe Berisha dhe kryetari i grupi parlamentar ka bërë thirrje që të jemi një opozitë e bashkuar dhe një alternativë për nesër.

E pyetur nëse ka vend për funksionarët e partisë, Çupi tha se opozita dhe PD ka vend dhe nevojë për gjithkënd sidomos kur përballë kemi një qeveri të korruptuar.

Opozita dhe PD ka vend dhe nevojë për gjithkënd, për opozitarin më të thjeshtë, zonën gri, për të gjithë kemi nevojë që të bashkohemi për tu bërë alternativa qeverisëse nesër sepse nuk duhet të harrojmë se kemi përballë një qeveri të korruptuar, që ka shpopulluar vendin, kemi përballë një të keqe që vetëm duke qenë bashkë mund ta mundin.

Tradita e ka treguar që partitë e reja të dala nga dy partitë e mëdha nuk është se ka sjellë zhvillime pozitive, s’ka pasur rezultate, partitë e vogla janë 124 dhe do bëhen 125. Tradita ka PD dhe PS dhe ajo që unë do bëja thirrje sot është se nuk ka më kohë që opozita të përçahet por duhet të bëhemi të gjithë bashkë për partinë demokratike. Gjithkush ka të drejtën e një partie të re, por unë dua të them se jemi në kohën e duhur për tu bashkuar, për të pasur një ekip, një program par të qenë gati për zgjedhjet e 2025.

Ndërsa lidhur me masën e arrest shtëpie për Berishën, Çupi tha se do të kemi një vendimarrje në struktura.

Do isha jo realiste po të thosha se s’ka asnjë problem. Problematik është fakti se duke pasur parasysh se Berisha është aktiv në politikë dhe nëse s’do kishte masën e sigurisë do ishte aktiv dhe në fushatë, por do duhet ta mbajmë në vëmendje këtë çështje që të mundohemi sadopak ta fasilitojmë këtë problematikë.

Ky është një perceptim që duhet ta ketë çdo politikan anëtar i strukturave drejtuese, si një çështje që patjetër ka problematikën e vetë por kjo duhet që të gjejmë dhe forcën, do të kemi një vendimmarrje në struktura, PD ka qenë dhe në pushtet dhe se bashkimi ka sjellë efekte pozitive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy