Dita e Drejtësisë, Gjykata e Lartë: Reforma tregues se drejtësia do të bëhet

Dita e Drejtësisë, Gjykata e Lartë: Reforma tregues se drejtësia do të bëhet

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë nuk mund të mungonte mesazhi i Gjykatës së Lartë.

Ndër të tjera në mesazh shkruhet se dita Kombëtare e Drejtësisë, është një ditë për të reflektuar sa më mirë në lidhje me zbatimin në mënyrë rigoroze të detyrave kushtetuese dhe ligjore që i shërbejnë forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes se interesave të qytetarëve.

Ndër të tjera ajo shprehet se realizimi sa më parë i objektivave të Gjykatës së Lartë dhe angazhimi i vazhdueshëm i të gjithë aktorëve, të përfshirë në procesin e rëndësishëm të reformës në drejtësi, janë tregues të rëndësishëm dhe shpresëdhënës se drejtësia do të bëhet.

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, 10 Maj, Gjykata e Lartë dëshiron të bëjë një kujtesë në vlerësim të kontributit të vyer të patriotëve shqiptarë, të cilët i kushtuan rëndësi sistemit gjyqësor duke miratuar aktin e parë gjyqësor, Kanunin e Zhurisë, i cili reflektonte parimet e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor, me standardet më të mira ndërkombëtare të kohës.

Dita Kombëtare e Drejtësisë, është një ditë për të reflektuar sa më mirë në lidhje me zbatimin në mënyrë rigoroze të detyrave kushtetuese dhe ligjore që i shërbejnë forcimit të shtetit ligjor dhe mbrojtjes se interesave të qytetarëve. Duke parë dhe analizuar të dhënat statistikore, si dhe qëndrimet e mbajtura për konsolidimin e praktikës nga të tre kolegjet e Gjykatës së Lartë, sot mund të themi se besimi në këtë institucion po krijohet dhe po jepet shpresa se situata po ndryshon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy