
Gazetari Sokol Bregu zbuloi në studion e MCN Live detaje nga operacioni antidrogë në Itali, në të cilën rezultojnë të përfshirë 31 shqiptarë, 16 prej të cilëve janë identifikuar me emër, ndërsa të tjerët vetëm me foto.
Bregu tha se këta të rinj shqiptarë kanë shkuar në Itali si turistë apo punonjës sezonalë dhe aty kanë filluar aktivitetin e tyre.
Për Bregun do të jetë e vështirë kapja e 15 të rinjëve, pasi ata janë kthyer në Shqipëri.
Gjithsej janë 31 shqiptarë të identifikuar me foto, 16 prej tyre janë të identifikuar dhe me emër, 15 të tjerë jo, janë larguar. Ata janë kthyer.
E gjithë kjo skenë është skenë turistike, të gjithë ata që kanë shkuar, dhe pse i kanë kaluar policisë, asnjë prej tyre, të 31 nuk kanë pasur precedentë të mëparshëm, pjesa më e madhe janë të rinj.
Kanë shkuar atje si punonjës sezonalë. Çdo gjë bëhet sezonale. Kanë shkuar si turistë, një pjesë e tyre kanë shkuar të punojnë në hotele 2-3 muaj dhe aty kanë vijuar aktivitetin.
Pjesa më e madhe e klientëve nuk janë të pasur, janë studentë që punojnë rreth e rrotull zonës.
Vihet në dukje ulja e çmimit të kokainës, shqiptarët aty e sheshin me 80 euro, dhe cilësia është e mirë, nuk ka përzierje.
Mendohet që fshihen në Shqipëri, por e vërteta është që janë kthyer në Shqipëri.
Ata e theksojnë që kjo është një organizatë jo me ndonjë emër të madh, apo me super trafikantë, por prapë kishte marrë tregun e bregdetit italian.
Ata shitën në rrugën që italianët e kishin të gatshme. Ata kanë blerë klientët, ka qenë infrastruktura dhe e kanë blerë. Shqiptarët bëjnë shitësit. Është blerje sezoni.
16 që mungojnë ishin ata që punonin kamerierë, në hotele të ndryshme. Të 31 personat nuk janë me precedentë penalë, nëse do ishin të tillë do kapeshin, pasi nëse do ishin të tillë, ata do ishin në TIMS.
Nuk besoj se do të kapen, pasi ekziston vetëm një foto.



