
Ndërkohë që jemi në prag të Vitit të Ri, operator turistik Xhimi Lama tregoi se një pjesë e madhe e shqiptarëve preferojnë Dubain, vendet e rajonit, ndërsa qyteti destinacion brenda vendit është Korça.
Duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV Lami u shpreh se Shqipëria ende nuk është kthyer në destinacion të turistëve të huaj gjatë fundvitit, ndonëse ka grupe turistësh që vijnë gjatë festave në vendin tonë.
Një pjesë e shqiptarëve preferojnë Dubain, pjesën më të madhe që frekuentojnë është pjesa e Malit të Zi dhe Maqedonisë, pak pjesa e Kosovës, Brezovica dhe Mavrova. Destinacioni kryesor është Korça vitet e fundit. Nga informacionet që kam nuk ka asnjë dhomë të lirë në Korçë. Ndikojnë edhe çmimet, që janë të pranueshme. Destinacion tjetër në Shqipëri është Durrësi, edhe Tirana që është shumë festive, për kryesisht frekuentohet pas orës 12:00. Dubai ka filluar dy tre vitet e fundit. Me futjen e linjës ajrore në 2021-shin ka fluks të shtuar. Për 4-5 ditë shkon nga 800 në 1500 euro, varet nga paketa që do zgjedhës. Shqiptarët preferojnë të festojnë, me mundësitë që kanë, janë shumë festiv. Ky vit është pa pengesa dhe zgjedhjet janë më të larmishme. Është thuajse mision i pamundur për të gjetur një paketë nga 1-2 janari. Pas datës 15 fillon fluksi i uljes. Linjat ajrore shfrytëzojnë rastin për t’i ngritur çmimet dhe për të fituar maksimumin".
Jemi munduar gjatë 5 viteve që të sjellim turistë në fundvitit, por Shqipëria akoma s’është futur si destinacion për turizmin dimëror. Është një numër shumë i vogël, krahasuar me numrin e shqiptarëve që del jashtë Shqipërisë. Përveç Korçës është edhe Pogradeci deri diku. Thethi dhe Valbona nuk ofrojnë infrastrukturë të rehatshme për periudhën e dimrit. Duhet infrastruktura, duhen edhe hoteleri cilësore me SPA. Përgjithësisht shqiptarët vizitojnë vendet e rajonit për pushimet e dimrit. Grupet e huaja përfshijnë Krujën, Durrësin, Gjirokastrën, Beratin, Sarandën, pastaj natën e fundvitit qëndrojnë në Tiranë. 2023 mendojmë që do jetë vit shumë i mbarë. Urojmë të mos kemi një ndërlikim të situatës në arenën ndërkombëtare. Nuk i shmangemi dot rritjes globale të çmimeve. Edhe në Shqipëri ka një rritje nga 15 në 25 për qind”.



