Rusia konfiskon 123 prona të “Dëshmitarëve të Jehovait”

Rusia konfiskon 123 prona të “Dëshmitarëve të Jehovait”

Një gjykatë në kryeqytetin rus ka konfiskuar 123 prona të paluajtshme që i përkisnin Dëshmitarëve të Jehovait dhe ia ka kaluar ato shtetit rus, njoftoi të premten shërbimi gjyqësor i Moskës.

Sipas njoftimit, këto pasuri më parë ishin të regjistruara në emër të degës suedeze të Dëshmitarëve të Jehovait. Ato përfshijnë 63 prona banimi dhe objekte tregtare me një sipërfaqe totale prej më shumë se 11 mijë metrash katrorë, si dhe 60 parcela toke me një sipërfaqe prej rreth 5,6 hektarësh, të shpërndara në zona të ndryshme të Rusisë.

Në vitin 2017, një gjykatë ruse e shpalli organizatën e Dëshmitarëve të Jehovait si një “organizatë ekstremiste” dhe e ndaloi veprimtarinë e saj në vend. Në vitin 2022, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi se ky ndalim ishte i paligjshëm.

Që prej atëherë, shumë pjesëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi janë dënuar me burgim pasi janë shpallur fajtorë për “veprimtari ekstremiste”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy