
Problemi i kahershëm i mbeturinave hapësinore më në fund po trajtohet nga firma japoneze Astroscale. Ata kanë nisur një mision të veçantë provë, duke dërguar satelitë në hapësirë për të hequr mbeturinat e rrezikshme që rrotullohen rreth planetit tonë.
Teknologjia quhet 'ELSA-d' dhe raketa që mbante satelitët u ngrit në 22 Mars nga Baikonur Cosmodrome, Kazakistan, shkruan Euronews.
Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh se rreth 9,200 tonë mbeturina hapësinore që rrethojnë planetin përbëjnë një kërcënim për satelitët në të cilët mbështetemi për raportet e motit, udhëtimet ajrore dhe komunikimet globale.
Problemi mund të përkeqësohet ndërsa kompanitë private duke përfshirë SpaceX, Google dhe OneWeb përgatiten të dërgojnë një mori satelitësh të rinj në hapësirë.



