Zgjedhjet në Kosovë, Nurellari: Rezultati ‘shuplakë’ për qeverinë Kurti

Zgjedhjet në Kosovë, Nurellari: Rezultati ‘shuplakë’ për qeverinë Kurti

Analisti Adri Nurellari, i cili është dhe anëtar i kryesisë së PDK-së në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV komentoi mbi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë për të cilin u shpreh se humbja e Vetëvendosjes ka ardhur si rezultat i arrogancës së Kurit.

Nurellari u shpreh se kjo ishte një shuplakë për qeverinë, pasin sipas tij qytetarët panë te Kurti njëlloj zhgënjimi të madh për papërgjegjshmërinë që ai tregoi dhe shpërfilljen që i bëri interesave dhe nevojave të qytetarëve.

Rezultati u bë i dukshëm që në raundin e parë të zgjedhjeve ku VV humbi gati 63% të votave. Aty u pa dhe mundësia më e mirë. Dhe kjo u bë e dukshme. Interpretimi është se kjo është një shuplakë për qeverinë. Sepse sado të ketë ndasi një humbje kaq e madhe mund  të përkthehet me një lloj ndëshkimi që qytetarët kanë marrë ndaj qeverisë.

Zhgënjimi erdhi pasi qytetarët panë se Kurti nuk u tregua i përgjegjshëm por shumë më i papërgjegjshëm se qeveria Hoti. Shpërfilli interesat dhe nevojat e qytetarëve. Në vend që të mërej me vaksinat, barnat e nevojshme ose me ndërtimin e një ekipi të mirë qeverisës ai u mor me fushatën në Shqipëri. Qytetarët janë zhgënjyer.

Qytetarët kanë parë te Kurti një arrogancë të jashtëzakonshme, manifestimet e modelit të vjetër të politikës. Kanë parë që më shumë është marrë me konflikt dhe retorikë dhe jo punë konkrete.

Hoti nuk është më në LDK dhe po ashtu ajo ka ndryshuar lidershipin, nga njëra anë ka pasur një zhgënjim të veçantë të VV dhe ato opozitare u ripërtërinë duke thënë se e morën mësimin e tyre. PDK bëhet fjalë për kandidatë për të papërfolur se nuk ka asnjë akuzë dhe asnjë arsye për ti sulmuar, qoftë në ndershmërinë e punës që kanë bërë. Bëmë kontrastin duke ofruar në çdo komunë njerëzit më të mirë duke ofruar njerëzit më të mirë për të fituar besimin e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy