Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka propozuar disa ndryshime në ligjet që lidhen me reformën në drejtësi. Në studion e emisionit “FactCheck”, avokati Ledio Braho dhe detaje në lidhje me disa prej këtyre propozimeve.

Kemi hasur problematika të konsiderueshme sa i përket hartës gjyqësore. Në Apel ne mund të presim 3 apo 4 orë. Këtë pritje nuk na e paguan njeri, nuk ka infrastrukturë.

Në procese penale jemi detyruar të provojmë pafajësinë e klientëve. Pra në vend që të jetë e kundërta, që prokurori të provojë pafajësinë. Nuk mund të konsiderohet fitore gjykimi i shkurtuar. Ndodh që një proces penal në Elbasan u tërhoq prokurori nga akuza dhe gjykata nuk e mori parasysh tërheqjen, por e dënoi me 5 vite burg.

Një prej propozimeve në draft është edhe ai që ka të bëjë me korrupsionin. “Për veprën penale të korrupsionit, propozohet që qytetarët të trajtohen si viktima, ndalimin e kallëzuesve anonim, mosndarje dhe bashkim çështjesh penale, ndalimin e publikimit të të dhënave të një dosje, kod unik procedure penale apo civile, rol unifikues nga Gjykata e Lartë”, thuhet në propozim. Braho tha se për këtë propozim duhen ndryshime edhe në Kodin Penal.

Qytetari i ka mekanizmat të bëjë kallëzim penal. Pra nëse po shtrëngohet për të marrë një shërbim, mund të bëjë kallëzim penal. Pra, ata që nxiten për të kryer akte korruptive të cilësohen si viktima. Por kjo kërkon ndryshime në kodin penale. Për të gjitha ndryshimet prekin kodet dhe për to kërkohet shumicë e cilësuar.

Një tjetër element që duhet ndryshuar është rregullorja për sekuestron e telefonave të të dyashuarve.

Shohim akte ekspertimi edhe të palëve të tjera. Shoh të gjitha bisedat. Dalin edhe biseda shoqërore, që nuk i vlejnë hetimit. Nuk ka pse të jenë aty. Problemi fillon që nga mënyra e sekuestrimit të telefonit. Kam një klient që ia kanë sekuestruar telefonin pa vendim gjykate. Ai nuk ishte as në hetim. Ia kanë marrë telefonin dhe proces-verbalin ia kanë bërë sikur është dorëzuar vullnetarisht.