
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryesinë e PS, për të cilën gjatë një komunikimi për media, tha se se pjesë e diskutimit ishte ripërtëritja e PS me të rinj dhe mbledhja e Asamblesë që do të paraqes sfidat për katër vitet e ardhshme.
“Në respektin tuaj po them çfarë mund të jetë në interes, kemi diskutuar për 15 janarin, një aktivitet i rinisë socialiste, në funksion të një riorganizimi tërësor të gjithë rrjetit rinor të PS por edhe përtej. E dyta është Kongresi që do të adresojë sfidat e partisë dhe të qeverisë si shprehje për katër vitet që vijnë.
Në interes të mediave, kryeministri Edi Rama dha opinionin e tij edhe përkitazi me përjashtimin e Sali Berishes dhe disa anëtarëve të tjerë nga PD. Sipas kryeministrit, kjo është për të qeshur dhe për të qarë, dhe ripërsëriti faktin, se sipa tij, dy kufomat politike janë në një gjendje dramatike.
“Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj për gjendjen dramatike ku është PD, por ndonjëherë edhe qeshim
Nuk më rezulton anëtarë të kryesisë që të marrin këtë godinë me dhunë dhe ne nuk kemi bërë fortifikime. Jemi të gjithë bashkë në një proces. Nuk jemi në një proces kacafytje për interesa vetjake siç janë dy kufomat e PD që klane marrë peng demokratët.
Është një kacafytje që asnjëri mos e lëshojë tjetrin se po ra njëri bie dhe tjetri.
Njeri kufomë politike me seli, tjetri pa seli, njëri i mbyllur në seli, tjetri në listën e zezë.
Uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë duke kapërcyer këto dy kufomat dhe të shkojnë përpara.
Nga ana tjetër, Rama nuk e konsideron asnjë nga palët në PD të denjë për bashkëpunuar.
“Të dy këta nuk ka asnjë legjitimitet veç e veç. Deputetët e PD-së kanë legjitimë sepse janë aty me votën e popullit dhe për sa kohë ne do të shohim se ka shans për bashkëpunim, ne jemi aty për ta bërë atë. Unë uroj që të jetë një proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikimet të mbeten mbrapa. Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë të këtyre 30 viteve pasi kurrë nuk i është dashur të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë që kacafyten dhe që mund të shkojnë deri në gjakderdhje. Nuk ishte e nevojshme të fortifikohej PD, mund të thirrej policia dhe ta mbronte godinën”, tha Rama.
Rama u shpreh se kryedemokrati Basha bëri gabim që fortifikoi selinë blu ditën e protestës së 8 janarit. Sipas tij, ai duhet të kërkonte në kohë ndërhyrjen e policisë, në mënyrë që situata të mos agravonte deri aty.
“Faktikisht Basha bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë, kush ka sensin e përgjegjësisë ndaj njerëzve dhe institucionit që përfaqëson vete duke bërë fortifikime në vend që të fliste për nevojë që ai institucion të mbrohej nga policia e shtetit. Reagimet për policinë janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomave politike është e njëjta, mbetje e ndarë përgjysmë”, tha Rama.



