Mjekja dermatologe, Amarda Canko, analizoi në studion e MCN efektet e botoksit përtej përdorimit estetik. Ajo tha se janë disa rastet kur nuk duhet të përdoret.

Personi që aplikon botoksin duhet që në varësi të hollimit dhe vendosjes së injeksioneve mund të kemi pasoja që lidhen me lëshimin e ekzagjeruar të muskulit ku është aplikuar injeksioni.

Por asnjë mjek nuk mund të llogarisë plotësisht si mund të jetë përgjigjja te pacienti ku do të aplikohet botoksi. Para çdo procedure mjekësore ndërmerret historia e pacientit, pra anamneza.

Në rastet e shtatzënisë apo gjidhënies evitohet bërja e botoksit. Pacienti mund të jetë alergjik ndaj albuminës. Asnjëherë nuk mund të kërkohet dhe nuk ka teste specifike të evidentohen ato që mund të ndodhin pas procedurës. Botoksi aplikohet për arsye mjekësore, për të përmirësuar disa patologji. P.sh. mund të përdoret nga neurologu apo nga mjeku ORL për problematika të ndryshme. Mund të përdoret për të rregulluar strabizmin apo sëmundjen e rosaceas. Të mos i japim botoksit vetëm rëndësinë estetike. Në vendin tonë është një preparat i paregjistruar. Të vetmen gjë që në shpresojmë është që të futet lirshëm si të gjitha produktet e tjera.

Sa i takon përdorimit të botoksit për qëllime estetike, Canko evidentoi rastet kur mund të ketë pasoja.

Pacientët mund të zgjedhin ta bëjnë vetëm njëherë në jetën e tyre. Aplikimi i botoksit duhet jo më shumë se një herë në vit. Injeksionet në disa zona mund të jenë fatale. Është rasti kur pacienti nuk referon te mjeku një sëmundje specifike. Pra persona që mund të vuajnë nga disa sëmundje si SLA apo distrofi muskulare.