Një urban i linjës së Unazës në Tiranë u përfshi nga flakët paraditen e sotme para Ministrisë së Jashtme.
Ne pamjet e siguruara nga MCN tv, bëhet e ditur se në momentin kur autobusi është përfshirë nga flakët ka ishte me pasagjerë të cilët kanë dalë me shpejtësi nga autobusi.
Autobusi ka marrë flakë në pjesën e motorit ku edhe forcat e Zjarrfikëses po punojnë në fikjen e tij.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në bulevardin “Zhan D’ark”, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në lëvizje, një autobus i linjës së unazës së re. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse po punojnë për fikjen e zjarrit, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



