Retorika e ashpër Greqi-Turqi/ Mitsotakis: T’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit me Ankaranë

Retorika e ashpër Greqi-Turqi/ Mitsotakis: T’i mbajmë të hapura kanalet e komunikimit me Ankaranë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të premten se ishte e rëndësishme të mbaheshin hapur kanalet e komunikimit me Turqinë, pavarësisht retorikës së ashpër që ka rritur tensionin midis dy fqinjëve. Kohët e fundit, presidenti turk Tajip Erdogan tha se Greqia duhet të ndalojë armatimin e ishujve në detin Egje, të cilët duhet të kenë një status të çmilitarizuar sipas traktateve ndërkombëtare. Greqia hedh poshtë pohimet e Turqisë si të pabaza.

Mitsotakis, i cili po fliste në Qipro, tha se ligji ndërkombëtar ishte në anën e Greqisë. "Ne do të lëmë mënjanë çdo retorikë që devijon nga rregullat e praktikës së mirë diplomatike," tha ai gjatë një takimi me presidentin e Qipros, Nicos Anastasiades në Nikosia.

“Besoj se kjo qasje është e duhura dhe se shpejt do të kthehemi në ujëra më të qeta, duke mbajtur gjithmonë kanale të hapura komunikimi. Është pikëpamja ime dhe gjithmonë ka qenë që edhe në momentet më të vështira ato nuk duhet të mbyllen kurrë”, tha Mitsotakis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy