Qytetarët nuk i kanë pritur mirë rregullat e reja të vendosura nga Aeroporti i Rinasit, ku udhëtarëve që s’kanë bagazhe iu është kërkuar të jenë të pajisura me bileta të printuara që prej datës 25 tetor.
Në një raportim për MCN Live gazetarja Anxhela Celibashi bën men dije:
Qytetarët janë shprehur se nuk janë dakord me këtë vendim pasi kjo do shtonte më shumë pritjet dhe radhët do ishin më të gjata. Me komunikimin që kam pasur me përfaqësues të TIA më është komunikuar se nuk do jenë të gjithë pasagjerët që duhet të kenë letrën e printuar, apo të mos bëjnë check in-in online, por të gjithë pasagjerët që s’kanë bagazhe, valixhe, duhet të kenë letrën e printuar. TIA thotë se vendimi është marrë për të shmangur radhën dhe të lehtësohet procedura. Qytetarët s’e kanë pritur mirë vendimin duke thënë që në asnjë vend të botës nuk kryhet kjo procedurë në këtë mënyrë. Është një procedurë që do lehtësojë punën jo vetëm të punonjësve të TIA-s, por edhe procedurën e kalimit të pasagjerëve që s’kanë bagazhe, mjafton të kenë dokumentin e printuar mund të kalojnë direkt te kalimi fizik, pa pritur check in-in. Përfaqësues të TIA-s më kanë komunikuar se printimi i dokumentit mund të bëhet edhe në ambientet e TIA-s, para se të kalosh te kontrolli fizik”.



