“Delta” dominues në Evropë, SHBA dhuron 22 mln doza vaksine

“Delta” dominues në Evropë, SHBA dhuron 22 mln doza vaksine

Mesatarisht, mbi 68 % e infeksioneve në shumicën e vendeve europiane është konstatuar se janë shkaktuar nga varianti Delta. Këto të dhëna janë konfirmuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.  

Varianti SARS-COV-2 Delta po lëviz shpejt në të gjithë Evropën dhe tani është bërë lloji më dominues në pjesën më të madhe të rajonit bazuar në të dhëna më të fundit. Ai do të vazhdojë të përhapet, duke zhvendosur qarkullimin e varianteve të tjera nëse nuk shfaqet një virus i ri më konkurrues.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë nisur 22 milionë doza vaksine anticovid në 23 shtete të tjera, përmes zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Deri në fund të javës, gati 80 milionë doza vaksine do të dërgohen nga SHBA-ja në vendet tjera. Shtetet e Bashkuara janë duke dhënë donacion më shumë vaksina se çdo vend tjetër.

Por ndërsa po merren masat për të përballuar variantin Delta, një tjetër shqetësim është edhe varianti brazilian i koronavirusit, i njohur si P1, i cili u shfaq në rajonin verior të Amazonës në fund të vitit 2020. Sipas studimeve ky variant u reziston antitrupave dhe shton shanset e ri-infektimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy