
Gjergj Buxhuku administrator i Konfindustrisë në studion e lajmeve në MCN Economy teksa ka folur lidhur me përdorimit të mjeteve deklaroi se transporti publik tek ne është një domosdoshmëri.
Ai tha se problemi nuk qëndron tek shqiptarët nëse duan të lëvizin me mjetet e tyre gjithë kohës, por kjo vjen si pasojë se nuk kanë mundësi tjetër.
Në radhë të parë duhet të them se transporti publik është çështje investimi, dhe këtu kemi të bëjmë me domosdoshmëri. Transporti është shumë i rëndësishëm dhe është një nga sektorët më të mëdhenj të ekonomisë sepse është mbështetëse dhe për qytetarët në veçanti. Nuk është çështja se shqiptarët kanë dëshirë të hipin për çdo rrugë në makinë, por e bëjnë se nuk kanë tjetër mundësi. Shqiptarët zgjedhin të udhëtojnë me makinë sepse s’kanë alternativa të tjera. E dyta është fjalë goje të thuhet zvogëloi volumet e transportit publik, por kjo duke qenë pjesë e domosdoshme e qytetarëve kthehet në kosto të drejtpërdrejtë për biznesin dhe vetë qytetarët.
Më tej ai deklaroi se këtu në Shqipëri punohet në letër dhe jo në praktikë. Ai tha se që shteti ka hequr dorë e të qenit operatorë i drejtpërdrejtë dhe kjo krijon dhe boshllëqet në këtë sektor.
Duhet të kuptojmë që kemi një politikë e lidhur me transportin urban. Shohim që shteti ka hequr dorë e të qenit operatorë i drejtpërdrejtë, por kjo nuk ndiqet në shumicën e vendeve të zhvilluara. Dhe kjo flitet dhe për vendet e rajonit. Dua të them se kjo vetë si politikë krijon këto boshllëqe. Duke e pasur bashkia do e kishte më të lehtë për të manovruar me këto situata dhe do ishte më në fokus të interesit publik. Në një terren të minuar siç është sot vijnë momente që ndodhen në vështirësi. Prandaj ka ardhur momenti të shihet fakti që të delegohet apo jo te privati dhe e dyta realiteti konkret joni është që vijmë në situata të jashtëzakonshme dhe operatorët privatë ndodhen të bllokuar. Nuk është vetëm problemi te flota, këtu mungojnë investimet në infrastrukturë dhe krosi. duhet investuar në mënyrë të vazhdueshme.



