Shpërthim në një pallat në Moskë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Shpërthim në një pallat në Moskë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm tronditi mëngjesin e së hënës një pallat luksoz në Moskë, duke shkaktuar të paktën një viktimë dhe tre të plagosur.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, shpërthimi ndodhi në hollin e katit të parë të ndërtesës Scarlet Sails, duke dëmtuar rëndë tavanin dhe duke thyer xhamat.

Autoritetet ruse e kanë klasifikuar ngjarjen si një rast kriminal, ndërsa zëdhënës të shërbimeve të urgjencës konfirmuan për Ria Novosti se shpërthimi u shkaktua nga një pajisje shpërthyese e improvizuar.

Identiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy