Eksodi shqiptar/ 33 vite më parë u rrëzua “Muri i Berlinit” në Tiranë

Eksodi shqiptar/ 33 vite më parë u rrëzua “Muri i Berlinit” në Tiranë

Sot shënohen 33 vjet kur më 2 korrik të vitit 1990, mijëra shqiptarë hynë në territorin e ambasadave të huaja që funksiononin në atë kohë në Shqipëri në kërkim të lirisë së munguar prej 5 dekadash. Mijëra shqiptarë depërtuan në mjediset e ambasadave perëndimore në Tiranë, duke kërkuar strehim politik gjetkë. Totali i të largurëve të 2 korrikut llogaritet të ishte në 4.764 persona. Brenda pak ditëve në oborret e ambasadave të Gjermanisë, Francës, Italisë e të Greqisë, kishin ngritur “kampin e fushimit” rreth 5.000 refugjatë shqiptarë që kërkonin azil politik. Edhe pse nuk e dinin se ku do të përfundonin, shqiptarët kapërcyen muret e selive diplomatike në Shqipëri me një qëllim të vetëm: ikjen për në perëndim. Për afro gjysmë shekulli, Shqipëria nën thundrrën e diktaturës komuniste ishte shndërruar në vendin më të izoluar të Europës. Kjo ngjarje është konsideruar si rënia e “Murit të Berlinit” në Tiranë, që më pas do të sillte dhe zhvillime të tjera për të kulmuar në dhjetor të vitit 1990 me lëvizjen studentore dhe lejimin e pluralizmit politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy