
Situata e krijuar në veri të Kosovës, dhe përplasjet e fundit mes komunitetit serb dhe policisë, për analistin Dorajet Imeri, nuk rrezikojnë për një përshkallëzim të mëtejshëm të ngjarjes.
Imeri, përmes Skype, për edicionin e lajmeve në MCN TV, tha se një situatë e tillë ishte e pritshme, meqë aty operojnë grupe të strukturuara kriminale.
“Është e pritshme një situatë e tillë, situata nuk mund të qetësohet edhe për një kohe, ajo që ka ndodh sot, lidhet kryesisht me instrumentalizimin e serbëve lokal nga grupet kriminale të cilat funksionojnë mbi premisën e krimit të organizuar dhe të trafikimeve të cilat sigurisht që edhe mirëmbahen nga strukturat parapolitike të orkestruara nga Beogradi, dhe se çdo përpjekje e ushtrimit të ligjit nga ana e shtetit aty, do të has në kundërshtim nga këto grupe. Situata mund të mos jetë e qetë, por nuk besoj se do të ketë përshkallëzim të situatës më tej”.
Sipas Imerit, qeveria Kurti, nuk i ka mekanizmat dhe hapësirat e duhura për te vendosur nën kontroll këtë zonë, dhe për rrjedhojë, kjo situatë në Mitrovicë sot, është treguesi i qartë dhe përgjigja nga Serbia
“Qeveria nuk e e ka asnjërën dhe as tjetrën, por ka përpjekjet dhe është e vështirë të thuhet se ka mekanizma të mjaftueshëm, ne po flasim për një strukturë të situatës së pastër atje
Në fakt ne kemi përgjigje, jo kundërpërgjigje nga Serbia, kjo që po ndodh atje është përgjigja që Serbia ka vendos të përdor në raport me Kosovën sa i përket veriut të vendit, pra instrumentalizimi i serbëve lokal, bllokimi i rrugëve, pamundësia për të shtirë legjitimitetin në tërë territorin e Kosovës, mekanizëm të tjerë nuk besoj se do të ketë, sepse çdo mekanizëm tjetër, do të thoshte edhe agresion ndaj Kosovës.



