
Teksa reshjet e ditëve të fundit, kanë paraqitur probleme kryesisht në zonën e Shkodrës, gjendja paraqitet pak më e qetë.
Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, tha për “MCN live”, se me aktualisht ndodhen 1400 hektar tokë nën ujë, porse rrezik potencial paraqesin orteqet kryesisht në aksin Qafë Thore-Bogë.
Situata në qarkun e Shkodrës paraqitet e qetë sa i takon reshjeve, porse nivelet e ujërave kryesisht Buna e Drini janë të larta, megjithëse kemi rënie 5 cm, të të dy lumenjve, por që impaktojnë në zonat e përmbytura.
Deri më tani vazhdojnë të jenë 1400 hektar tokë nën pushtetin e ujit. Në Obot, kemi dy mjete për të ndihmuar komunitetin. Impakti nga shkarkimet ka ditë që niveli i shkarkimit nga portat e hidrocentraleve janë pothuajse normal me kapacitetet e lejuara, ajo çka vihet re se kemi një fryrje të tejskajshme të liqenit të Shkodrës.
Vështirësi paraqesin orteqet në zonën Qafë Thore-Bogë, është hapur tuneli i parë, i dytë, dhe ngelet tuneli i tretë që të jetë e kalueshme kjo rrugë.
Por dihet që njerëzit në këtë zonë malore, rrezikojnë jetën nga orteqet.
Nuk flasim për mirëmbajtje rruge sepse është në parametrat përtej normale, d.m.th. ka makineri për hedhjen e kripës, tre borëpastruese, porse bëhet fjalë për ortekë që shkojnë 5-6 metra, pra kjo shkakton rreziqe.



