Sela nuk njeh zgjedhjet: Me Ahmetin dua të përballem në zgjedhje parlamentare

Sela nuk njeh zgjedhjet: Me Ahmetin dua të përballem në zgjedhje parlamentare

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka deklaruar se ka qenë një proces zgjedhor i parregullt, me presione të papara direkt nga policia e shtetit.

“ Ajo që ndodhi në raundin e parë, u përsërit në raundin e dytë, ndodhi një falsifikat zgjedhor.”

Ai ka thënë se e kanë mundur Merkon në shumicën e lokaliteteve shqiptare me rezultat 2 me 1. 

“Merko, vetëm kryetar i shqiptarëve të Strugës nuk mund të jetë. Ali Ahmeti, duhet të të shoh në zgjedhje parlamentare”, ka thënë Sela. 
Ai ka thënë se njerëz të policisë që janë të shtabit të Merkos kanë blerë të vota.

“Qeveria reformatore e Zaevit dështoi. Kas pasur presione edhe brenda policisë dhe brenda policisë ka pasur elemente që i kanë detyruar qytetarët të dalin dhe të votojnë. Në disa qendra votimi ka pasur më tepër fletëvotimi, që do të thotë ka funksionuar ‘treni bullgar’. Ne do të bëjmë ankesat tona në komisionin komunal zgjedhor”, ka thënë Sela.Ajo që bëri kryeministri, i cili vazhdimisht flet për bashkëjetesë, për jetë në Strugë, vetëm se e ka thelluar ndarjen ndëmjet bashkësive etnike, duke pasur parasysh se demokracia është vullnet i shumicës, vlerëson Sela.

“Nëpërmjet ndërhyrjes së kryeministrin në kundërshtim me rekomandimet e Pribesë, ai ka ardhë me ka bërë fushatë për kundërkandidatin. Këtë e arriti duke e thelluar ndarjen”. /albeu.com/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy