Protesta për Zvërnecin, Çupi: E çuditshme dhe ide boshe, një kauzë që po humbet drejtimin (VIDEO)

Protesta për Zvërnecin, Çupi: E çuditshme dhe ide boshe, një kauzë që po humbet drejtimin (VIDEO)

Në MCN Live, analisti Frrok Çupi komentoi protestën e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, duke e cilësuar atë si një lëvizje që ka humbur fokusin dhe është devijuar nga qëllimi fillestar.

 

Sipas tij, protesta nisi si një shqetësim për mbrojtjen e një zone natyrore, por më pas u transformua në një debat të mbushur me tensione dhe slogane të ashpra. Ai theksoi se shqetësuese mbetet kalimi nga një kërkesë qytetare në gjuhë përçarëse.

 

Është një protestë e çuditshme dhe realisht është interesante në kuptimin as kështu as ashtu. Është një protestë që në publik pritej, sepse njerëzit thonin si nuk ngrihemi, protestojmë; është një ide bosh. Të protestosh është mirë gjithsesi. 

 

Nisi si një kauzë për mbrojtjen e një zone të lakmuar për pasuritë natyrore dhe tani ka shkuar te këto parulla me sharje dhe fyerje, ide boshe. Kemi një protestë të mbetur pa kauzë. Marrja zvarrë e protestuesit ishte e shëmtuar, po ashtu edhe teli me gjemba, dhe fakti që është vënë re do të thotë se shoqëria nuk e pranon më këtë gjë.

 

Është gjëja më e rëndë dhuna; ajo ia kalon çdo akti tjetër çnjerëzor. Dhuna është mbi të gjitha. Ne na kanë konsideruar të huajt si shoqëri të dhunshme; kemi pasoja të dhunës, kemi trauma. Kemi gazetarë sot që për arsye të atij pushteti të kaluar janë të traumatizuar dhe pamjet ishin të frikshme, të papranueshme për ne, jo më për atë që e pësoi.

 

Më tej ai kritikoi faktin se Problemi është se ata që protestojnë qëndruan vetëm pak minuta te dhuna dhe teli me gjemba, duke e kaluar pastaj te “farefisi i Edi Ramës”, “burgu i Berishës”. 

 

Ata kaluan mbi telin me gjemba. Shteti merr në dorë monopolin e dhunës dhe kjo ka ndodhur që në vitet e para të demokracisë. Shteti merr në dorë dhunën me ligj, dhunën me institucione dhe ka institucione të zbatimit të ligjit, siç thuhet sot. Por edhe privatët kanë detyrime ligjore dhe s’duhet të tejkalojnë kurrsesi ligjin, aq më shumë në prani të policisë së shtetit.

 

Ne jemi duke e ndërtuar shtetin dhe duhet ta ndërtojmë shtetin, jo kur të jetë shumë vonë. Jo se jemi një faktor joshtetformues; ne kemi pasur një traditë demokracie parapolitike. Shoqëria ka përparuar dhe shteti nuk bëhet dot pa shoqëri. Ne kemi nevojë për më shumë qytetari, më shumë respekt ndaj qytetarit, një shtet të fortë, por shumë të “butë” ndaj qytetarit.

 

Në fund Çupi tha se duke qenë se jemi në prag të hyrjes në BE, beson se udhëtimi bashkë me shtete të tjera do të na pasurojë me kulturë qytetare, me ligj më të zbatueshëm dhe efektiv. 

 

Kjo është pozita ku jemi sot. Të gjithë njerëzit udhëheqës, lider, në pjesën më të madhe të tyre, këtë parullë e quajnë fake, sepse unë nuk besoj se ata janë nisur në mëngjes për të shitur atdheun e tyre. 

 

Veprimet që kryejnë gjatë rrugës për të mbajtur pushtetin apo linjat që ndjekin e çojnë në një pikë ku vendi pëson rrënim dhe, nëse i japim të drejtë sloganit që ai është antikombëtar, vijmë te protestuesit: ata janë minorenë dhe s’mund t’u thuash atyre ndryshe; madje ata mendojnë se po bëjnë një gjë të mirë për atdheun, por parullat e përdorura i përkasin nazistëve, sepse askush s’po e merr Shqipërinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy