Ruçi: Ja kur do t’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit

Ruçi: Ja kur do t’i hiqet imuniteti Saimir Tahirit

Gramoz Ruçi deklaron se Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit e arrestimin e Saimir Tahirit.

Ai tha se do të duhet të presim ditën e nesërme, përkatësisht orën 11:00, për të mësuar fatin e ish-ministrit të Brendshëm.

“Për t’i dhënë fund cdo spekulimi, më lejoni t’ju informoj se sot në datën 19 më është paraqitur në orën 17:00 nga strukturat e aparatit të Kuvendit kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për dhënien e autorizimit ndaj saj për ndalimin e deputetit Saimir Tahiri. Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, sot brenda dites, kam nxjerre kete urdher:

1- Materiali i depozituar prane Kuvendit t’u vihet ne dispozicion te gjithe anetareve te keshillit te rregullores mandatit dhe imunitetit.

2- Po keshtu ky material t’i vihet ne dispozicion deptuetit Saimir Tahiri.

3- Brenda dites se neserme ne oren 11 kam urdheruar thirrjen e Keshillit te Rregullores

4- Njoftimin e prokurorit te Tiranes dhe deputetit Saimir Tahiri per vendin dhe kohen e kesaj mbledhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy