Ribashkime mes lotësh në aeroportin e Australisë, rihapen kufijtë pas 600 ditësh

Ribashkime mes lotësh në aeroportin e Australisë, rihapen kufijtë pas 600 ditësh

Australia ka lehtësuar kufizimet e ashpra ndërkombëtare të hënën, duke lejuar shumë familje të ribashkohen pas muajsh të ndarë dhe duke shkaktuar skena emocionale në aeroportet në Sidnei dhe Melburn.

Duke filluar nga 1 nëntori, shtetasit australianë të vaksinuar plotësisht kanë marrë dritën jeshile për të udhëtuar lirisht jashtë vendit pa një leje të posaçme dhe pa karantinë pas mbërritjes. Lëvizja vjen pasi një pjesë e madhe e Australisë kalon nga e ashtuquajtura strategji e menaxhimit të pandemisë Covid, ndërkohë që ka shkallë të madhe vaksinimi.

Mbi 77% e personave mbi 16 vjeç, në vendin prej 25.9 milionë banorësh kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid.

Kufizimet e ashpra për 18 muaj ua kanë pamundësuar australianëve që të marrin pjesë në organizime të ndryshme, përfshirë dasma dhe funerale, si dhe u është pamundësuar takimet me familjarë dhe shokë, shkruan TR.

Ndonëse përhapja e variantit Delta të koronavirusit ka mbajtur nën izolim Sidnejn dhe Melbwrnin për disa muaj, numri i të infektuarve me koronavirus në Australi është shumë më i vogël sesa i vendeve tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy