Vodhën 3 mln lekë në pikën valutore, arrestohet një prej autorëve, 2 në kërkim

Vodhën 3 mln lekë në pikën valutore, arrestohet një prej autorëve, 2 në kërkim

Është arrestuar një nga grabitësit që dy ditë më parë arritën ti marrin një shumë parash një punonjësi “Exchange” në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Mësohet se në pranga ka rënë Roni Spaho 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje. Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë.

Operacioni “Valuta” u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ndësa është bërë e mundur edhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të shumës së parave të vjedhur.

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtetasi R. S. (i arrestuar) i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit.    

Ngjarja ndodhi mëngjesin e 4 majit në rrugën “Mihal Duri”, ku këta tre persona i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Qani Zili, 60 vjeç, punonjës i një pike valute.

Ata e kanë ruajtur 60-vjeçarin dhe në një moment e kanë kapur në befasi duke e qëlluar me sende të forta në kokë. Më pas kanë arritur t’i marrin shumë e parave.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy