Lleshaj: Qytetarët me karta ID të skaduara do përdorin certifikatë personale

 Lleshaj: Qytetarët me karta ID të skaduara do përdorin certifikatë personale

Bashkë me shumë pengesa tjera në jetën sociale e që janë domosdoshmëri e përditshme, të cilat pasuan nga pandemia e koronavirusit, çështja e ID personale të qytetarëve, të cilat janë skaduar gjatë këtij muaji, kanë paraqitur mangësi në shumë shërbime. Mirpo lajmi i mirë vjen tashmë se qytetarët me karta ID të skaduara, do ta marrin shërbimin në banka, me certifikatë personale.

Ministri i Brendshem Sandër Lleshaj, njoftoi se, në shërbim të qytetarëve, të cilët nuk kanë mundësi të rinovojnë kartat e identitetit, pasi zyrat e aplikimit janë mbyllur për shkak të pandemisë COVID-19, i ka dërguar një shkresë Bankës së Shqipërisë dhe bankave të nivelit të dytë, për të vijuar shërbimet edhe në rastet kur vlefshmëria e kartës ka përfunduar në 2020.

“Qytetari do të paraqesë në sportelin e bankës për të marrë shërbimin, certifikatën personale të shkarkuar online nga e-Albania”- tha Lleshaj. Sipas tij, e gjithë kjo, deri në fund të emergjencës së pandemisë, kur do të rinisë prodhimi i dokumenteve të identifikimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy