Historia e Spiros është e ngjashme me atë të qindra apo mijëra shtetasve që kanë lindur brenda një territori, por ndihen me tjetër kombësi. “Omogeneianeës” i ka marrë një intervistë Spiro Anagnostit 34-vjeçarit nga Saranda, që tashmë banon në Rodos të Greqisë.
Cila është origjina dhe fshati juaj?
Kam lindur në fshatin Karokis, në Sarandë të Shqipërisë. Është në kufi me Thesprotinë, nga Igumenica është 31 km dhe nga Saranda është 52 kilometër. Atje duken dritat greke. Kur turqit u detyruan të largohen nga Shqipëria, pas 500 viteve të pushtimit osman dhe u themelua shteti shqiptar, fshati im është regjistruar në Shqipëri. Unë jam një grek i Shqipërisë, jam 34 vjeç dhe gjuhën shqipe nuk e di, vetëm e kuptoj. Para 3 vitesh mora kartën e identitetit dhe për të mësuar gjuhën shqipe duhej të përfundoja shkollën e mesme, por pas hapjes së kufirit nuk e kisha të nevojshme.
Kur erdhët në Greqi?
Unë kam ardhur në vitin 1994, shkova në Janinë për t’u shëruar. Në Shqipëri për shkak të gabimit mjekësor të mjekëve në Tiranë, këmba e djathtë pati probleme. Në Janinë bëra pesë operacione në total. Nëna ime, Sara është mami dhe babai im Lefteris është mësues. Është në pension tani, por mësonte greqisht në shkollën e fshatit. Në kohën e Enver Hoxhës ishin 120 nxënës në shkollën e fshatit tim dhe në vitin 1990, kur u hapën kufijtë, filluan të largohen nga familjet e tyre dhe qëndruan vetëm 20 fëmijë. Në kohën e Sali Berishës humbëm paratë në firmat piramidale. Prindërit nuk erdhën në Greqi, sepse ishin ishin nëpunësit civilë. Ne kemi ardhur këtu në Rodos, jemi 5 vëllezër dhe një motër.
Sa shumë banorë të Epirit të Veriut ka në Rodos?
Di që ka shumë, por personalisht nuk më pëlqen ta quajmë si Epiri i Veriut, sepse ka fshatra shqiptarë. Ai i cili jeton në këtë zonë, i përket Epirit të Veriut, nuk është shqiptare, por grek, sepse ne jemi të minoritetit grek. Në regjistrimet e sistemit komunist shkruhej “shtetësi shqiptare, kombësi greke”. Një vëlla i gjyshit tim gjithmonë ka jetuar në Livadhia. Policët shqiptarë edhe tani i thonë “Greko”. Shkova në Gjirokastër për të marrë një vizë. Kam qenë në fshatin tim, ku shkova për kafe në Sarandë. Atje shteti lyp nga FMN, sepse nuk ka ku të marrë hua para. Berisha e ka të shkatërruar. Një euro është 1400 lekë. Një kamerier në tetë orë merr 8.000 lekë, pra rreth 5 euro. Sa merr një kamerier në tetë orë këtu? Tridhjetë euro dyzet euro.
Në Rodos si ndjeheni dhe si ju kanë trajtuar?
Jam i kënaqur, përshëndetem me të gjithë . Jam edhe përfaqësues në Këshillin e Emigrantëve në Rodos. Unë kam qenë i pafat në jetë që kam lindur në Shqipëri, por kam ardhur për Rodos, i cili është vendi më i bukur në botë.



