Johnnie Walker feston sivjet 200-vjetorin. Kanë kaluar dy shekuj që nga fillimi me katër shishet e para, një edicion i kufizuar me një larmi çmimesh.
Spas Forbes çmimi më i përballueshëm për një cilësi të mirë është ai i John Walker & Sons Celebration Blend, me çmim 75 dollarë, uiski që është përdorur në Skoci që prej vitit 1860. Përbërësi e këtij whisky janë rrush i thatë i ëmbël, erëza delikate, arra të pjekura, ëmbëlsi sheqeri me akull dhe torfe të butë në qiellzë, si dhe piper.
Më pas është version pak më i kushtueshëm është Johnnie Walker Blue Label Legendary Tight, me çmim 350 dollarë. Siç nënkupton emri, përzierja përbëhet nga uiski që u zgjodhën me dorë nga vetëm tetë distileri që ekzistonin në vitet më të hershme të Johnnie Walker, duke përfshirë disa shprehje shumë të rralla nga distileri "fantazmë" të mbyllura gjatë asaj kohe.
John Walker & Sons Bicentenary Blend arrin vlerën në 1 000 dollarë. Për të krijuar këtë version u përdorën përzierje të ndryshme, të përdorura në uiski të tjera përgjatë 28 viteve.
200-vjetori do të shenjohet nga variant Johnnie Walker Blu Label 200, i cili do të jetë një dizajn i limituar. Shishet e limituara janë të listuara në WineSearch me një minimum prej 3499 dollarë.



