OBSH: Evropa ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit në botë

OBSH: Evropa ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit në botë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Bashkimi Evropian ka shkallën më të lartë të konsumit të alkoolit në botë. 

Të dhënat e siguruara nga OBSH tregojnë se tetë nga dhjetë vendet që konsumojnë më shumë alkool janë në Evropë. 

Në publikimin e këtyre të dhënave, institucioni kujton se abuzimi i tepërt me alkoolin jo vetëm që ushtron presion mbi sistemin social dhe shëndetësor duke shkaktuar edhe dëme të shumta ekonomike, por mund të shkaktojë edhe kancer. 

Të dhënat e ofruara nga OBSH, theksojnë ekspertët, tregojnë se në BE rreth gjysma e rasteve të kancerit të gjirit lidhen me konsumimin e lehtë ose të moderuar të alkoolit. 

Ndër vendet që regjistrojnë konsumin më të lartë janë Islanda, Norvegjia dhe Ukraina.

"Alkooli është një kancerogjen i Grupit 1, në të njëjtën kategori si arseniku, asbesti dhe duhani. Megjithatë shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për rreziqet e shumta që paraqet alkooli për shëndetin e tyre", tha Hans Henri Kluge, Drejtor Rajonal i OBSH-së për Evropën.

Në vitin 2016, në fakt, pothuajse 80,000 njerëz vdiqën nga disa kancere të lidhura me alkoolin, thekson OBSH, ndërsa 1.9 milionë vite jetë humbën për shkak të paaftësisë ose vdekjes së parakohshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy