
Sot është ndarë nga jeta njëri nga parodistët e Vlorës, Muhamet Lika.
Aktori i madh i humorit u nda nga jeta në moshën 65 vjeç.
Lika vuante prej kohësh nga një sëmundje e zemrës, ndërsa ishte për kurim në Itali.
Muhamet Lika numëron qindra role në skenën e humorit me një aktivitet 41-vjeçar.
Lika mban shumë tituj dhe çmime ndërsa së fundmi është vlerëesuar nga Presidenti i Republikës me titullin "Mjeshtër i madh".



