Pishtari i fjalës së lirë (VIDEO)

Pishtari i fjalës së lirë (VIDEO)

Në këtë puntatë të emisionit “Rrëfimi Juaj” në MCN TV u fol për Tomorr Jolldashin, një personazh i cili gjithë jetën  e tij ia ka dedikuar gazetarisë dhe shkrimit të lirë në Elbasan.

Tomorr Jolldashi gjithmonë do kujtohet si një simbol i fjalës së lirë në këtë qytet, pasi ka thyer barriera. Ndonëse kërcënimet dhe problematikat kanë qenë të tepërta, ai asnjëherë nuk u dorëzua. Ai ia doli ta mbajë gazetën e tij “Elbasani” në funksion për afro 20 vite.

Numri i parë i gazetës “Elbasani” doli në muajin tetor 1955 dhe nga një gazetë lokale ajo u kthye në një tribunë të mendimit të ri, një shpatë të mprehtë për padrejtësitë që krijonin organet publike, korrupsionin, abuzimet në arsim, shëndetësi, ekonomi dhe në çdo fushë të jetës.

Ndonëse presionet kanë qenë të shumta, Tomorri asnjëherë nuk u tërhoq. Një shembull na e rrëfen gazetari Hyqmet Zane, që tregon se si drejtori i Komisariatit të Policisë, Edmond Koseni, terrorizonte gazetarët që të mos shkruanin për veprimtaritë e tij. I vetmi armik për Tomorrin ishte sëmundja, që e shkëputi nga tryeza e shkrimit kritik dhe i mori jetën.

I biri, Geri Olldashi tregon se si i ati gjente kohë për të ndenjur pranë tij, ndonëse jetonte një jetë me stres të madh. Duke parë rrezikshmërinë që gazetaria kishte, Tomorr Jolldashi nuk dëshiroi që djali të ecte në hapat e tij.

Vëllai i vogël i Tomorr Jolldashit, Eduart Jolldashi, ka qenë një krah për veprimtarinë e tij të të shkruarit. Ai asnjëherë nuk e la vetëm vëllanë e tij, që përballej me sfida dhe kërcënime për shkak të zanatit të të shkruarit. Ndër të tjera ai tregon se si janë kërcënuar nga persona të cilët ishin kritikuar në gazetën “Elbasani”.

Në një tjetër episod, policia rrethoi shtypshkronjën pasi kishte marrë sinjalizime për drogë, një akuzë e padrejtë, që duket se ishte një presion për Jolldashin. “Elbasani” nuk u ngjyros asnjëherë me politikë. Gazeta nuk botohet më pas ndarjes nga jeta të Tomorr Jolldashit. Ndonëse partitë politike shfaqën interes për ta blerë, familjarët e Tomorr Jolldashit nuk pranuan që gazeta e ngritur me mund dhe gjak të kthehej në një propaganduese të një partie politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy