Tragjedia në Torovicë/ Specialistët japin alarmin: Kujdes, ka ende shumë rrezik

Tragjedia në Torovicë/ Specialistët japin alarmin: Kujdes, ka ende shumë rrezik

Erozioni është shkaku i rënies së shkëmbit, që ra mbi automjetin në aksin rrugor Balldre-Torovicë dhe u mori jetën tri personave, pjesëtarë të së njëjtës familje. Në këtë konkluzion kanë dalë ekspertet e Shërbimit Gjeologjik Shqiptar pas verifikimeve të kryera në terren.

Inxhinieri gjeolog, Vladimir Kola, thotë se në të dyja anët e malit, si nga pjesa e Torovicës, ashtu dhe nga zona e Kakarriqit, ka shkëmbinj të tjerë, që përbëjnë rrezik për zonën e banuar. Kola shpjegon dy mënyrat e ndërhyrjes për të shmangur rrezikun, që sipas tij, nuk janë me shumë kosto.

“Ai nuk është shkëmbi i parë, që lëviz në atë zonë, por ky ka qenë ndër masivet më të mëdhenj. Lëvizja e atij guri ka ndodhur nga erozioni sepse kushtet atmosferike luajnë një rol kryesor në humbjen e ekuilibrit dhe prishjen e lidhjes së këtyre masivëve me shkëmbin kryesor. Kjo ka bërë që shkëmbi të bjerë dhe t’iu marrë jetën tri personave. Ne pamë situatën paraprake, pasi ajo do një krehje të të gjithë zonës edhe në pjesën e Kakarriqit dhe të Torovicës. Kjo për faktin, se në të dyja anët ka rrugë automobilistike. Atje konstatuam se ka edhe shkëmbinj të tjerë që janë rrezik për zonën e banuar. Masat nuk është se janë me shumë kosto të lartë. Mjafton verifikimi dhe pastaj do të marren masa inxhinierike, ose me zbutjen me thyerje të atyre gurëve, ose merren masa për stabilizimin e tyre, që mos të përbëjnë më rrezik”, shprehet Kola.

Ngjarja tragjike e dy ditëve më parë, ku humben jetën dy vëllezër dhe nusja shtatzënë në muajin e shtatë, ka vënë në lëvizje autoritet lokale me qëllim marrjen e masave që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Sipas të dhënave nga Prefektura, së shpejti do të hartohet një raport me ekspertë të fushës, ku do të përcaktohet shkalla e rrezikshmërisë dhe mënyra e ndërhyrjes. Më pas, raporti, që do të trajtohet si “emergjencë” nga ana e prefekturës, do t’i përcillet Shtabit të Emergjencës në Tiranë për ndërhyrje të mëtejshme.

Tri viktimat e ngjarjes tragjike në Torovicë janë përcjellë në banesën e fundit. Mes lotëve dhe dhimbjes familjare, qindra të afërm kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të vëllezërve Valentin dhe Edmond Zefi, si dhe bashkëshortes të këtij të fundit, Aida Zefi, e cila ishte në muajin e 7-të të shtatzënisë.

Ata do të prehen krah njëri-tjetrit në varrezat e fshatit Balldre. Gjatë të gjithë ceremonisë, në afërsi të banesës, ka qëndruar në gatishmëri një autoambulancë për t’i ardhur në ndihmë çdokujt që do të kishte nevojë./panorama

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy