Shkarkoi Valdete Dakën, Osmani emëron në krye të KQZ-së Kreshnik Radoniçin

Shkarkoi Valdete Dakën, Osmani emëron në krye të KQZ-së Kreshnik Radoniçin

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka emëruar gjyqtarin e Gjykatës së Apelit, Kreshnik Radoniçi si kryesues të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas shkarkimit të Valdete Dakës.

Kreshnik Radoniçi sipas njoftimit të zyrës së presidentes, është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Në vitin 2006 ai është diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007.

Kreshnik Radoniçi është gjyqtar në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Gjyqtari Radoniqi, në vitin 2006 ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa në vitin 2013 ka përfunduar studimet master në SHBA. Provimin e jurisprudencës e përfundoi me 2007.

Radoniçi cilësohet si gjyqtar me kredibilitet të lartë profesional dhe paanshmëri në vendim-marrje. Emërimi i gjyqtarit z. Kreshnik Radoniqi si kryesues i ri i KQZ do të siguroj që integritet i KQZ nuk dëmtohet më tutje si dhe do të mundësoj mbarëvajtjen e organizimit të zgjedhjeve lokale të bazuar në gjithëpërfshirjen e votuesve në ditën e zgjedhjeve brenda dhe jashtë Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani i ka uruar punë të mbarë z. Radoniqi, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit të KQZ-së dhe funksionimit të tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet për zgjedhje”, përfundon njoftimi.

Featured image of article: U shkarkua Valdete Daka, në krye të KQZ-së në Kosovë emërohet Kreshnik Radoniqi

Vjosa Osmani shkarkon kryetaren e KQZ-së Valdete Daka

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga posti i kryetares së KQZ-së.

Në arsyetimin e Presidentes Osmani, thuhet se Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës dhe se vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.

Gjithashtu ajo thekson ndër të tjera se kryesuesi i KQZ-së duhet të jetë i pavarur.

Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është organ kushtetues dhe i pavarur, i cili drejton dhe i veritikon te gjitha veprimet që kanë bëjnë me procesin e zgjedhjeve dhe gjithashtu i shpall rezultatet e tyre. Zgjedhjet si elementi më rëndësishëm i demokracisë, sidomos asaj përfaqësuese, janë të një rëndësie të veçantë për secilin shtet.

Ndërmarrja e veprimeve relevante në lidhje me zgjedhjet, përfshirë organizimin dhe mbarëvajtjen e tyre nënkupton edhe obligimin themelor të KQZ-së si organ menaxhues i zgjedhjeve. Kriteri i të qenit organ i pavarur duht të sigurohet nga të gjitha institucionet relevante dhe duhet të menaxhohet nga brenda nga Kryesuesi së bashku me anëtarët e KQZ-së”, thuhet ndër të tjera në vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy