Një kamera e fshehur në vendin ku privatësia duhet të jetë maksimale. Mund të duket e frikshme për shumë prej nesh, por nuk është e pamundur. Në Itali, punonjëset e një kompanie private zbuluan në tualetin e femrave një mikrokamera të instaluar në enën ku mbahet furça që pastron banjën.
Pajisja elektronike ka regjistruar pamje të privatësisë së të paktën 11 punonjëseve të kompanisë në Piombino Dese, Padova.
“Spiuni” ka rezultuar se ishte një 36-vjeçar nga Treviso, i cili punonte në të njëjtën kompani.
Claudio Basso i kishte regjistruar pamjet dhe më pas i kishte kaluar në një USB.
Kamera është zbuluar krejt rastësisht nga një punëtore e kompanisë, e cila ka marrë furçën për të pastruar bidenë por ka vënë se nga mbajtësja dilte një tel. Pasi e ka tërhequr, është gjendur me kameran në dorë dhe menjëherë e ka denoncuar këtë fakt te eprorët.
Basso rrezikon një dënim nga 6 muaj deri në 4 vjet burg. / G.S. /



