Kryetari i Luginës së Preshevës: Duam bashkim me Kosovën, por kemi 3 kushte

Kryetari i Luginës së Preshevës: Duam bashkim me Kosovën, por kemi 3 kushte

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se Lugina dëshiron t’i bashkohet Kosovës, por ka tre kushte.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në serbisht, Arifi është shprehur se nëse vendoset për bashkim, atëherë Kosovës duhet t’i bashkëngjiten territorit të Republikës së Kosovës të tri komunat e Luginës: Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, pa u ndarë asnjëra.

Qëllimi ynë është që të jemi pjesë e Kosovës nëse përmbushen 3 kushte. E para, ne nuk duam që të na ndajnë. Lugina e Preshevës përbëhet nga Komuna e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ne nuk duam që një komunë të mbetet në Serbi dhe dy tjerat të bashkohen. Ne nuk duam të jemi pjesë e pazareve me territore. Nëse bashkohemi, bashkohemi si tërësi, nëse mbesim, mbesim si tërësi”, ka thënë Arifi.

Ai thotë se kusht i dytë është që ndarja të mos bëhet afër qyteteve.

Ndërsa si kusht të fundit, Arifi përmend koordinimin me SHB-të dhe Evropën.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy