Ramabaja: Kosova është në gjendje lufte me Serbinë që nga 27 shtatori. Rusisë i intereson një front i dytë në Ballkan (VIDEO)

Ramabaja: Kosova është në gjendje lufte me Serbinë që nga 27 shtatori. Rusisë i intereson një front i dytë në Ballkan (VIDEO)

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi ditë më parë se fokusi i Kosovës do te jetë tek garantimi i sigurisë dhe se janë të gatshëm për çdo skenar.

Porse se a mund ti frikësohemi një skenari destabilizues në rajon, drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja për “MCN live”, e shpjegon me faktin se kërcënimi është po aq real, sepse Serbia është peng i Rusisë.

Kërcënimi është aq real përsa kohë në krye të Serbisë është Vucic dhe forcat fashiste të kryesuara nga ai.

Nuk duhet të harrojmë se Serbia është peng i Rusisë dhe asaj i intereson jashtëzakonisht shumë hapja e një fronit të dytë në Ballkan .

Nëse deri tani ai ka pasur mundësi ti shmanget kësaj detyre të marrë nga Putini, gjasat mund të jenë që në një të ardhshme shumë të largët ai do të detyrohet që të ndërmarrë diçka që ky front të bëhet realitet.

Në fakt ai kishte provuar më herët më 24 shtator në veriun e Mitrovicë që të ec me projektin e Don Baskut në veri.

Dështimi i tij i turrshëm ka krijuar mundësi reale që perëndimi të heq iluzione lidhur me mundësinë trajtimit të Vucicit si partner në ndërtimin e paqes në rajon.

Sipas prof.Ramabaja, Kosova është në gjendje lufte me Serbinë që nga 27 shtatori, që kur u provua që veriu të shndërrohet sipas projektit të Don Baskut.

Duhet të lëmë anash gjuhën e propagandës politike për efekte të brendshme.

Rreziku i një shpërthimi të ri në Kosovë është evident, Kosova është në një gjendje lufte me Serbinë, së paku prej 27 shtatorit. N

ë veri është bërë një luftë 8 orëshe, ka kapitulluar aty Serbia dhe është tërhequr, porse nuk ka hequr dorë nga ai veprim i përsëritur madje edhe më masiv.

Janë rekrutuar forca të reja në Serbi, janë thirru në ushtri disa qindra serb nga Republika e Kosovës, qe do të përdoreshin për të krijuar një lloj alibie për ndërhyrje të Serbisë.

Lidhur me këto kërcënime sipas Ramabajës, janë shtuar edhe forcat e sigurisë së NATO-s, që nënkupton impenjimin e palëkundur të diplomacisë perëndimore për situatë në Kosovë.

Shqetësimet e Bashkimit Evropian, të NATO-s janë shumë reale prandaj kemi forca të reja që vijnë në Kosovë, të sigurisë dhe te NATO-s dhe kemi një impenjim të rëndësishme të diplomacisë perëndimore dhe mundësia e zhvendosjes së kësaj përballje të re mes dy kombit, serbe e shqiptare është reale, në raste se kemi ndërhyrje të fuqishme siç paralajmërohet nga diplomacia perëndimore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy