Kryetari i Komisionit Jemin Gjana në konferencë për shtyp ka njoftuar se është përmbyllur rezultati i përgatitjes dhe deklarimit të rezultatit përfundimtar, ku rezulton se fitues është Lulzim Basha me 32 mijë e 882 vota.
Sipas tij janë depozituar 76 kuti dhe janë regjistruar të dhënat në procesverbale.
"Komisioni Zgjedhor i Pd spao ka përmbyllur përgatitjen dhe deklarimin e rezultatit përfundmitar zyrtar. Kemi administruar 76 kutitë e 76 komisioneve të votimit në të gjithë vendin, në prani të komisionit janë hapur kutitë një nga një janë regjistruar të dhënat e dokumentuara. Nga procesverbalet rezulton që në të gjitha rastet, komisionerët natyrisht kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në grë në të gjitha ato raste kur kandidatët kanë pasur përfaqësi. Bazuar në të dhëna zyrtare të 76 procesverbaleve rezulton se nga kanë votuar 41097 anëtarë. 413 vota të pavflefshme. Për Kadilllim 780 anëtarë. Harxhi 983. 6038 anëtarë për Shehajn. 32882 anëtarë kanë votuar Bashën. Bazuar në këto të dhëna komisioni zgjedhor shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën", tha ai.
Kësisoj Basha rikonfirmohet si kreu i demokratëve, me një fitore të ngjashme me atë përballë Sokol Olldashit në vitin 2013, kur ai fitonte me 80% të votave.



