Orikum, plagoset me armë zjarri një person në një karburant

Orikum, plagoset me armë zjarri një person në një karburant

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme, në ambientet e një karburanti në zonën e Orikumit.

Rreth orës 18:40, në ambientet e një bari, pjesë e një karburanti në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta,  Qerim Bello, ka plagosur me armë zjarri 29-vjeçarin Sildi Velaj, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy