Një video virale po qarkullon së fundmi, ku duket një djalosh që hap pakon e Krishtlindjeve. Andreë Woodward, nga Georgia e SHBA-ve, është gëzuar kur hapi pakon, pranë pemës, por nuk e kishte imagjinuar se macja do ta sulmonte aq egërsisht. Në video duken momentet e sulmit, ndërsa në foto pasqyrohen pasojat e çjerrjes. Vetëm në faqen e facebook-ut, kjo video është parë 550 mijë herë dhe ka 170 mijë njerëz që e pëlqejnë, kurse në internet ajo është parë 50 milionë herë brenda 22 orëve.



