Rama: Detyrën e bëj me pasion, por kam nevojë të përmirësohem

Rama: Detyrën e bëj me pasion, por kam nevojë të përmirësohem

Pas tre vitesh qeverisje, kryeministri Edi Rama thotë se duhet përmirësim, duke nisur nga ai vetë. Në komunikimin e përjavshëm me qytetarët, Rama shprehet se edhe qeverisja ka gjëra që duhen përmirësuar.

“Unë vetë në radhë të parë kam shumë gjëra për të përmirësuar në kryerjen e kësaj detyre që e bëj me shumë pasion dhe me besnikëri të plotë ndaj jush, por jo gjithnjë me cilësinë që aspiroj në çdo fjalë dhe në çdo veprim. Qeverisja po ashtu ka ende plot gjëra që duhen përmirësuar”, shprehet ai.

Rama thotë se opozita nuk po bën rolin që ka një opozitë dhe e fton në bashkëpunim.

“Të shtrijmë dorën e bashkëpunimit dhe të kërkojmë ndihmë nga çdo qytetar, çdo komunitet, çdo bashki, çdo universitet, organizatë shoqërore. Do të reflektojë. Çfarë mund të bëjë dhe mund të bëjmë ne vetë më shumë që ta ndihmojmë opozitën të futet në rolin e saj”, thotë Rama.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy