Çika: Fitorja e Vuçiç, mundësi për të avancuar projektin e Ballkanit të Hapur (VIDEO)

Çika: Fitorja e Vuçiç, mundësi për të avancuar projektin e Ballkanit të Hapur (VIDEO)

Fitoren elektorale të radhës të presidentit Vuçiç, Emilio Çika, pedagog i marrëdhënieve ndërkombëtare, e sheh si një mundësi për të çuar përpara nismën e tij për Ballkanin e Hapur. Në studion e lajmeve të MCN TV, Çika tha se në lidhje me rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së, dialogu me Kosovën mbetet me rëndësi themelore, pavarësisht zhvillimeve politike të brendshme.

Do të ketë vazhdimësi të politikës së tij në rajon. Kryesorja është nisma e tij për Ballkanin e hapur, që në këtë moment është në fazë stanjacioni. Duhet pranuar që Ballkani ka pasur ndikime të jashtme.

E gjithë problematika e Serbisë me BE-në ka një emër dhe ky emër është Kosova. Nga ana e aspektit teknik, Serbia është shumë më përpara shteteve të tjera që janë në përpjekje për t’iu bashkuar BE-së. Në momentin që do të ecet përpara me negociatat me Kosovën, pozita e Serbisë do të hyjë në një tjetër dimension. Serbia është qortuar për qëndrime që duhet të mbajë në kohezion me BE.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy