Një filxhan çaj jeshil ndihmon për të krijuar imunitet ndaj alergjive ushqimore.
Shkencëtarët zbuluan se ai kishte nivele të larta të një antioksidanti që ndryshon sistemin imunitar dhe mbron kundër reagimeve ndaj ushqimit dhe pijeve.
Deri në 40 përqind të çajit jeshil përbëhet nga bakteret Flavonifractor plautii - FP.
Studiuesit zbuluan se FP mund të frenojë inflamacionin, ul presionin e gjakut dhe ndihmon në rregullimin e peshës.
Studimi u krye nga akademikë në Universitetin Shinshu në Nagano, një rajon i Japonisë i cili ndërpritet gjatë dimrave të ashpër dhe mbështetet në prodhimin e vet të ushqimit. Besohet se është pjesë e arsyes pse Nagano ka kostot më të ulëta për kujdesin mjekësor dhe nivelet më të larta të jetëgjatësisë në Japoni.



